Ljajiq: Të anulohet taksa ose Kosova të largohet nga CEFTA

Lajme

Ljajiq: Të anulohet taksa ose Kosova të largohet nga CEFTA

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Rasim Ljajiq

Ministri i Tregtisë dhe Turizmit në Serbi, Rasim Ljajiq ka deklaruar se Beogradi pret që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj institucioneve të Kosovës për të shfuqizuar tarifën prej 10 përqind për mallrat serbe.

Sipas tij, një alternativë për këtë çështje është që Kosova të largohet nga marrëveshja CEFTA.

“Nuk mund të ulesh në një tavolinë ku një rregull zbatohet për të gjithë partnerët e tjerë dhe disa rregulla të veçanta zbatohen për ju, madje edhe vendet që janë në luftë nuk përdorin masa të tilla drastike “, tha ai.

Qeveria e Kosovës një javë më parë vendosi tarifën prej 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat