Daçiq në Këshillin e Sigurimit ankohet për vizitën e Thaçit në Ujman

Lajme

Daçiq në Këshillin e Sigurimit ankohet për vizitën e Thaçit në Ujman

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:10
Daçiq në Këshillin e Sigurimit ankohet për vizitën e Thaçit në Ujman

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po mbahet seanca ku në pikën e dytë është edhe diskutimi për Kosovën.

Në këtë seancë për Kosovën, pas shefit të UNMIK-ut, ka folur edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i cili është ankuar për sipas tij, mos-implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruskel.

Daçiq është shprehur se që nga marrëveshja e Brukselit ku kanë kaluar mbi 2000 ditë,  sipas tij Kosova nuk ka respektuar asnjë marrëveshje të arritur, madje ka dalur edhe jashtë rezolutës 1244.

“Rezolutat e Këshillit janë shkelur, Kosova ka miratuar ligje që e bëjnë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.”, është shprehur Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai gjithashtu është shprehur se sipas rezolutës 1244 vetëm KFOR-i ka të drejtë të ketë mision ushtarak në Kosovë:

“Sipas rezolutës 1244, KFOR-i është i vetmi formacion ushtarak ligjor në Kosovë dhe të njëjtën kohë garantues i implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe i vetmi garantues i mbijetesës së serbëve dhe mbrojtjës së trashëgimisë.”, është shprehur Daçiq.

Ai duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të dënoj sjelljet e Kosovës, ka përmendur edhe vizitën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

“Shkuarja e Forcave të Sigurisë në Gazivodë është jo-ligjore, vizita e Thaçit ka qenë një shkelje e qartë e marrëveshjes së Brukselit.”

“Si kryeministër i Serbisë kam marrë pjesë së bashku me Hashim Thaçin në takim ku është arritur marrëveshja që Forcat e Sigurisë të Kosovës nuk do të shkojnë në veti, pa u informuar KFOR-i dhe pa pajtimin e përfaqësuesve të komunave serbe në veti të Kosovës.”, është shprehur Ivica Daçiq.

Ai ka thënë gjithashtu se prania e Njësive Speciale dhe vizita e Presidentit Thaçi në liqenin e Gazivodës janë mesazh i qartë i Kosovës në përpjekjet e Kosovës për të marrë liqenin përsipër.

Ai ka folur gjithashtu edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit duke thënë se janë bërë afër një vit nga vrasja e tij dhe nuk është arritur ende asgjë në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat