Vrasja makabre e 14-vjeçarit nga babai, rrëfehet motra në Gjykatë

Lajme

Vrasja makabre e 14-vjeçarit nga babai, rrëfehet motra në Gjykatë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Rrahja e 14 vjeçarit deri në vdekje nga babai – Rrëfimi rrënqethës i motrës në Gjykatë

Nën akuzën se e ka rrahur djalin e tij deri në vdekje, Gani Bernjashi nga Karaçeva e Ulët ka dalë dje para Gjykatës në Gjilan. Sipas aktakuzës, Bernjashi me veprimet e tij mizore, e ka mbytur djalin e tij të mitur pas një rrahjeje që ia kishte bërë natën e 23 majit të këtij viti.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shaban Spahiu, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarët Aziz Shaqiri kryetar, dhe Naser Maliqi e Veli Kryeziu anëtarë, i kërkoi të pandehurit të deklarohet rreth pranimit ose jo të fajësisë.

“Veprën e kam kry por nuk jam mirë me krye, kam gabu shumë”, tha i pandehuri.

Në dëshminë e saj, motra e viktimës, Naime Bernjashi rrëfen për tmerrin që e kishte përjetuar në ditën kur iu kishte rrahur vëllau.

Në procesverbalin që e ka siguruar Gazeta Insajderi, motra e viktimës thotë se edhe ajo fillimisht është rrahur nga babai.

“Babai nuk ka pas agjë kur jam kthyer në shtëpi, masandej e ka marrë një zorrë të plastikës me ngjyrë të zezë, dhe mu është drejtuar më fjalë ‘pse ke marr pare’. Unë atij iu jam përgjegjur se skom prek kurrfarë parash. Pasi më rrehi mua e binda se unë nuk kam marrë para, mandej ka vazhdu me rreh vëllaun tim, edhe pse unë kam qëndru në dhomën tjetër kurse babai me vëllaun tim Luanin. Unë e kam dëgju tu i thanë pse i ke marrë paret, kurse vëllau im Luani nuk e ka pranuar asnjëherë që i ka marrë paratë”, ka dëshmuar Naime Bershnjaku, në cilësinë e dëshmitares.

Ajo ka vazhduar me dëshminë, ku ka treguar se çfarë kishte ndodhur pas ngjarjes.

“Pasi që babai ka ndalu së rrahuri vëllaun tim, prej meje, nënës dhe Luanit ka kërku që me shku me ra me fjet. Unë e kam pa vëllaun tim Luanin që ka dal nga dhoma ku ka qenë me babain tin, dhe i njëjti ak shkuar në një dhomë tjetër për me ra. Unë kur e kam pa vëllaun e kam pa që gjendja e tji është keqësu dhe ka kërku me qit jashtë, posa kemi dalë jashtë ka vjellë. Pasi që e kam kthy në dhomë e kam vërejt që në pjesën e pasme të kokës ka pasur gjak, dhe ia kam pastru”, deklaro motra e viktimës.

Ajo tutje ka treguar edhe për gjendjen e vëllaut pas rrahjes.

“Kur jam kthy ën dhomë e kam pa që pulsin e ka pas shumë të dobët. E kam thirrë në emër dhe nuk është përgjgjg, dhe e kam pa se frymëmarrjen e ka të vështirësuar Pastaj e kam thirr babën hajde me kall kerrin dhe me qu te mjeku, e pasi babai nuk vozit natën atëherë kemi shku me thirr xhaxhain tim Muharrem Bërnjashin. Kur është dal xhaxhai babi im i ka thënë atji hajde se djali jem është shumë keq është rrëzu me motor”, ka thënë motra e viktimës.

Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë më 20 nëntor 2018, ku do të procedohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit Gani Bernjashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat