Lirohet nga akuza zyrtari i “Eco Higjienës”

Lajme

Lirohet nga akuza zyrtari i “Eco Higjienës”

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Foto ilustruse

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit S. R.

I pandehuri në fjalë është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, se në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013, në cilësinë e anëtarit të bordit të Kompanisë “Eco Higjiena”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, fillimisht me vendimin e falsifikuar ka formuar komisionin për shitjen e automjeteve të kompanisë, me çka ka dëmtuar kompaninë në vlerë prej 64.327,53 euro.

Pas shqyrtimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues ka nxjerrë Aktgjykim Lirues për të akuzuarin, pasi që nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat