Tallja e madhe me Presidentin Thaçi: “Petrit a je ti?”

Lajme

Tallja e madhe me Presidentin Thaçi: “Petrit a je ti?”

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:07
Hashim Thaçi dhe Petrit Selimi

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të jetë pre e talljeve të shumta në rrjetet sociale. Së fundi, arsye është bashkëpunimi i tij me Petrit Selimin, shefi i fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC) në Kosovë.

Dyshja duket se i ka vazhduar lidhjet e forta që kishin qysh në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e dëshmoi ditë më parë vetë Selimi nëpërmjet një postimi në Twitter, kjo për faktin se, me ose pa dashje, ai zbuloi se ia shkruan edhe postimet presidentit, pavarësisht se zyrtarisht s’është pjesë e kabinetit të tij.

Ka mjaftuar kjo që me Thaçin të nis tallja në internet.

Kështu ndodhi edhe sonte kur një qytetar pyet: ‘Petrit a je ti”, nën një shkrim të Thaçit në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat