Vdes presidenti i Ballit Kombëtar Demokrat në New York, prof. Nihat Bakalli

Lajme

Vdes presidenti i Ballit Kombëtar Demokrat në New York, prof. Nihat Bakalli

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:56
Prof. Nihat Bakalli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka njoftuar se është ndarë nga jeta presidenti i Ballit Kombëtar Demokrat në New York, Nihat Bakalli.

Roshi shkruan se Balli Kombëtar humbi një udhëheqës largpamës, që punoi çdo ditë për të jetësuar idetë e Mit’hat Frashërit.

Njoftimi i plotë:

Lamtumirë prof.Nihat BAKALLI

Sa mora vesh lajmin se Presidenti i Ballit Kombëtar Demokrat prof. Nihat Bakalli që jetonte në New York të SHBA u nda nga jeta. Prof. Nihat Bakalli personalitet i shquar i çështjes kombëtare, punoi çdo ditë të jetës për të jetësuar idetë e Mid'hat Frashërit, për të organizuar Ballin si një Parti me qasje të qartë ndaj çështjes kombëtare, për të luftuar kundër ideve komuniste si një virus që bjerr logjikën e mendimit politik. Prof. Nihat Bakalli, si drejtor i radios "Zëri i Lirë" në New York të SHBA mbajti gjallë shpresën dhe përpjekjet e ballistëve atje për një të ardhme demokratike të Shqipërisë. Prof.Nihat Bakalli spikati edhe në fushën e profesionit të tij. Ai punoi drejtor banke në New York po thuaj për gjatë gjithë jetës së tij. E kam njohur prof. Bakallin që në vitin 1993 kur unë isha student dhe kryetar i rinisë së Ballit. Prof. Nihat Bakalli ishte i kalibrit të bashkëpunëtorëve të Mid'hat Frashërit si prof. Abaz Ermenjit, prof. Vasil Andonit, Prof.Ramazan Turdiut etj. Ishte një burrë inteligjent, i mençur dhe me një sharm intelektuali të dukshëm. E kisha model të gjallë të llojit të politikanit që unë aspiroj, me ide të qarta, të mprehta, afër logjikës dhe të vërtetës, larg emocionit, këmbëngulës sistematik në qëllimet afatgjata. Balli Kombëtar Demokrat humbi udhëheqësin e saj largpamës, miqtë e tij humbëm një mik që të nderonte, unë humba këshillat politike dhe fjalën e ëmbël të tij. U prehsh në paqe I nderuar President

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat