Serbët fillojnë me propaganda: Kosova po provokon serbët në Samitin e Interpolit

Lajme

Serbët fillojnë me propaganda: Kosova po provokon serbët në Samitin e Interpolit

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:54
INTERPOL

Mediat serbe kanë shkruar se sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit ka shënuar edhe provokime të shumta.

Sipas tyre, delegacioni i përfaqësuar nga Prishtina kanë provokuar përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ata shkruajnë se provokimet ishin gjatë gjithë kohës si në sallë ashtu edhe gjatë pushimeve që ndodheshin gjatë kësaj kohe në Asamblenë.

“Në një moment, një anëtarë i delegacionit të Prishtinës, i cili u paraqit si gazetar, u paraqit gjithashtu si një anëtarë në ekipin tonë”, tha për mediat serbe njëri nga përfaqësuesit serb.

Sipas tyre, dita e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai, është shënuar me një sërë skandalesh dhe shkelje të shumta të rregullave të kësaj organizate ndërkombëtare policore.

E gjithë kjo propagandë e tyre ka filluar për shkak se në këtë samit i cili do zgjas deri më 21 nëntor, pritet të hidhet në votim edhe anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL,për të cilën dihet se Serbia është kategorikisht kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat