Moti në Kosovë për javën e ardhshme - Bota Sot
Moti në Kosovë për javën e ardhshme

Lajme

Moti në Kosovë për javën e ardhshme

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Pas temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm, duke bërë që java e ardhshme të vijoj me mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë pas kohe të shiut dhe kryesisht i vranët.

Momentalisht në viset e larta ka reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Deri ditën e enjte do të vazhdojë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje në fushat termike. Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...