Deputeti i VV-së tregon çka duhet të ndërmarr Haradinaj nëse nesër nuk anëtarësohet Kosova në INTERPOL

Lajme

Deputeti i VV-së tregon çka duhet të ndërmarr Haradinaj nëse nesër nuk anëtarësohet Kosova në INTERPOL

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:37
Xhelal Sveçla

Kosova ditën e nesërme do të tentojë për herë të tetë të hyjë në organizatën më të madhe në botë të policisë, Interpol.

Lidhur me ketë është deklaruar edhe deputeti i partisë opozitarë.

Xhelal Sveçla nga VV përmes një postimi në Facebook shprehet se edhe pse gjasat që Kosova t'ia arrijë qëllimit janë të mëdha, megjithatë për shkak të punës shumë të madhe destruktive të Serbisë, asgjë nuk është e sigurt.

Ndërsa, konsideron se nëse edhe nesër dështon Kosova, kryeministri Haradinaj duhet që më e pakta, menjëherë të dyfishojë taksën për produktet e Serbisë.

“Nesër në Dubai votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Edhe pse gjasat që Kosova t'ia arrijë qëllimit janë të mëdha, megjithatë për shkak të punës shumë të madhe destruktive të Serbisë, asgjë nuk është e sigurt”, ka deklaruar ai.

“Në qoftëse nesër dështojmë, kryeministri Haradinaj duhet që më e pakta, menjëherë të dyfishojë taksën për produktet e Serbisë, nëse nuk do apo nuk ka guxim t'i bllokoj krejt këto produkte”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat