Mediave serbe akoma po u dhemb: Rusia na ktheu shpinën për Kosovën në INTERPOL

Lajme

Mediave serbe akoma po u dhemb: Rusia na ktheu shpinën për Kosovën në INTERPOL

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

Votimi për anëtarësinë e Kosovës në INTERPOL u bë i mundshëm pasi kryetari i saj refuzoi kërkesën e Serbisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare për ta hequr vendin nga rendi i ditës në Asamblenë e Përgjithshme.

Kina, Spanja, Qiproja, Argjentina dhe Suriname ishin kundër futjes së Kosovës në votim, kështu duke përkrahur Serbinë me kërkesën e saj. Por, miqtë më të mirë të Serbisë, Rusia, nuk e përkrahu atë.

Pak kohë ka mbetur deri te fillimi i votimit, nga i cili merret vesh se Kosova a do të jetë anëtare e INTERPOL-it apo jo.

E mëngjesin e sotëm (e martë), mediat në Serbi i kanë mbushur ballinat e tyre me këtë veprim të Rusisë.

Titujt janë të ndryshëm të mediave, por B92 ka shkruar “Rusia na ktheu shpinën, janë pro Kosovës në INTERPOL”.

Deri tani, Kosova ka aplikuar për anëtarësim tre herë - 2010, 2015 dhe 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat