Tri dështimet e Ramush Haradinaj, e para Interpoli, e dyta...

Lajme

Tri dështimet e Ramush Haradinaj, e para Interpoli, e dyta...

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Ramush Haradinaj

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka përmendur tri gjërat e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se do t’i përmbyll qeverisja e tij brenda këtij viti.

Ato janë anëtarësimi në Interpol, heqjen e vizave dhe bërjen e ushtrisë.

Megjithatë, sot dështoi anëtarësimi në Interpol, kurse liberalizimi i vizave është përmendur se nuk mund të bëhet para vitit 2020, ndërsa, bërja e Ushtrisë, sipas Salihut po i ndryshon agjenda dita ditës.

“Ramushi thoshte se tri gjera pret t’i përmbyll qeverisja e tij brenda këtij viti: anëtarësimin në Interpol, heqjen e vizave dhe bërjen e ushtrisë.

Interpoli hyri në agjendë dhe dështoi, vizat as në agjendë nuk kanë hyrë, ndërsa për ushtri agjenda po ndryshon nga dita në ditë.

Tani do të na mbetet të dëgjojmë Pacollin. Ai e ka formulën e suksesit. Sipas tij, Kosova duhet të koncentrohet në prodhimin e ‘’qumështit të magaricës””, shkruan Salihu, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat