Geci flet “zi e terr” për Thaçin: E ka kryet në Kremlin dhe Moskë

Lajme

Geci flet “zi e terr” për Thaçin: E ka kryet në Kremlin dhe Moskë

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Thaçi dhe Putin

Esat Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po shkatërron gjithçka në Kosovë të ndërtuar me dekada.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, i vetmi njeri i cili e ka mundur Serbinë ka qenë presidenti Dr. Ibrahim Rugova.

Ai thotë se Dr. Rugova i ka pasur të gjitha dyert e hapura në botë, në Amerikë, në Shtëpinë e Bardhë, Evropë e më gjerë.

“Të nderuar miq dhe shok sa te kem këtë njeri në krye te shtetit Kosova do të ketë vetëm dështime sepse ky kryet e ka ne Kremlin dhe Moskë dhe jo në Washigton siç e kishte Presidenti Rugova sepse presidenti e kishte e gjithë boten perëndimore përkrah Kosovës dhe popullit saj”, shkruan Geci transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Dështimet e Kosovës në çdo sfidë ndërkombëtare Kosova është e humbur.

Sepse ka të bëj me njeri që e ka kap shtetin dhe diplomacinë e jashtme, ai është Hashim Thaçi ky njeri në çdo gjë që ka qenë në interes të Kosovës në sferën ndërkombëtare e ka humbur, sepse ky din veç të shkatërroj gjithçka të ndërtuar me dekada.

I vetmi njeri që në çdo hap e ka e ka mundur Serbinë i vetëm ka qenë Presidenti Rugova sepse pa qenë shtet hiq të gjitha dyert e Kosovës i ka pasur të hapura me dije e diplomaci dhe urtësi të një burrë shtetasi të pa shembull ne Historinë ma të re të Kosovës emri Rugova i hapte dyert në Amerikë në Shtëpinë e Bardhë në Evropë e me gjer.

A ka mundësi dikush të më tregoj se si është e mundur të njohin shtet tjera apo të pranon dikush në Interpol, kur vet i pari i shtetit thotë se duhet të ndërrohen kufijtë, si mbet pran një shtet kur ky njeri i çmendur mentalisht shkatrrën gjithçka të ndërtuar me mund e me gjak të këtij populli te vuajtur me dekada.

Të nderuar miq dhe shok sa te kem këtë njeri në krye te shtetit Kosova do të ketë vetëm dështime sepse ky kryet e ka ne Kremlin dhe Moskë dhe jo në Washigton siç e kishte Presidenti Rugova sepse presidenti e kishte e gjithë boten perëndimore përkrah Kosovës dhe popullit saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat