Gjermania i ndan Kosovës 60 milionë euro

Lajme

Gjermania i ndan Kosovës 60 milionë euro

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:57
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Me këtë rast konfirmohen zotimet e Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës ku pas nënshkrimit të Protokollit do të ketë edhe konferencë për Media për me shumë detaje në lidhje me ketë protokoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat