Vulin: Serbia ta ndryshojë raportin me Maqedoninë dhe Malin e Zi pas votave “pro” Kosovës

Lajme

Vulin: Serbia ta ndryshojë raportin me Maqedoninë dhe Malin e Zi pas votave “pro” Kosovës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:42
Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë sepse në ato shtete nuk ka bashkëpunues e as miq, pasi në Asamblenë e INTERPOLIT shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë sepse në ato shtete nuk ka bashkëpunues e as miq, pasi në Asamblenë e INTERPOLIT shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës.

“I bëj thirrje presidentit Vuçiq ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke ua dëshmuar se duhet ta meritojnë miqësinë me Serbinë”, deklaroi Vulin në njoftimin e Ministrisë.

Ai ka shtuar se “Mali i Zi dhe Maqedonia në Asamblenë e INTERPOL-it shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë. Janë rreshtuar tek Kosova duke qenë të vetëdijshme se e ofendojnë Serbinë”.

“Nëse nuk e kishin guximin të votonin kundër, kanë mundur të abstenojnë dhe të dëshmojnë sa do pak çfarë u ka mbetur në raport me mendimin e Serbisë”, u shpreh Vulin.

“Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë votuar për Kosovën, kanë votuar kundër Serbisë. Votat e tyre nuk e ndryshuan vendimin e Asamblesë së INTERPOL-it por duhet të ndryshohet raporti i Serbisë ndaj tyre. Presidenti Vuçiq në Qeveritë e Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk ka bashkëpuntor të sinqertë, e Serbia nuk ka miq”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat