Gruaja vret të dashurin, më pas e gatuan për ta ngrënë

Lajme

Gruaja vret të dashurin, më pas e gatuan për ta ngrënë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 17:22

Një grua prej nga Morocco është akuzuar për vrasjen e të dashurit dhe gatimin e tij, me të cilin ka shërbyer punëtorët pakistanez në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gruaja në fjalë ka vrarë të dashurinë para 3 muajsh, por krimi është zbuluar kur një dhëmb njeriu është gjetur në blenderin e saj.

Ajo u rrëfye në polici, duke thënë se kishte pasur një moment çmendurie, raporton gazeta The National.

Gruaja, mosha e të cilës është rreth të 30-tave, do të shkojë në gjykatë për investigim të mëtutjeshëm.

Ajo ka qenë në lidhje me viktimën për shtatë vite. Sipas National, ajo e vrau kur ai i tha se do të martohej me dikë tjetër prej Moroccos.

Përderisa policia nuk ka treguar se si është vrarë, ata thanë që e dashura e tij u ka servuar mbetjet e tij punëtorëve pakistanez që punonin në afërsi në një mënyrë tradicionale gatimi me oriz dhe mish.

Zbulimi i rastit u bë kur vëllau i viktimës po e kërkonte në shtëpunë e tyre në qytetin e Al Ain, që ndodhet në kufi me Oman. Aty ai gjeti një dhëmb njeriu brenda blenderit, raporton gazeta.

Vëllau e raportoi viktimën si të zhdukur në polici, dhe përmes testeve të ADN-së, u konfirmua që i përket viktimës.

Sipas policisë, gruaja fillimisht i tha vëllaut të të dashurit, që ajo e kishte nxjerrë viktimën jashtë shtëpisë.  Por Gulf News thotë që ajo më pas kollapsoi dhe e pranoi që e ka vrarë viktimën nën pyetjet e policisë.

Sipas raporteve ajo ka marrë ndihmën e miqve për të pastruar apartmentin e saj pas vrasjes.

E akuzuara është dërguar në spital për shqyrtim të shëndetit të saj mental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat