Mediat serbe në alarm: Kryeministri Zaev ia rrëmben Bujanocin Serbisë, ia jep Kosovës

Lajme

Mediat serbe në alarm: Kryeministri Zaev ia rrëmben Bujanocin Serbisë, ia jep Kosovës

Nga: Sevdail Hyseni Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:05
Zoran Zaev

Jeta mediale në Serbi ka nisur edhe një fushatë tjetër, kësaj radhe kundër Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, duke e akuzuar atë se në dokumentet zyrtare të Shkupit, Bujanoci figuron si komunë e Republikës së Kosovës e jo e Serbisë.

Në ballinën e gazetës beogradase “Alo” me titull “Zaevi ia rrëmben Bujanocin Serbisë!”, kritikohen autoritetet e Shkupit, duke aluduar edhe te Kryeministri Zaev, i cili, sipas kësaj gazete e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke bërë gabime “makabre”, kur në dokumente zyrtare e llogaritë Bujanocin si komunë të Kosovës e jo të Serbisë.

Sipas dokumenteve zyrtare, thuhet më tej në  “Alo” dhe “Bujanovaçke”, të cilat qytetarët tanë duhet t’i marrin në Shkup, Bujanoci gjendet në Republikën e Kosovës! Më këtë personalisht është bindur Goran Stevanoviq nga Zhbevci, Komuna e Bujanacit, i cili të martën e 20 nëntorit, në sportelin e administratës të Komunës së Shkupit, ka nxjerrë certifikatën e vdekjes, për babanë e tij të ndjerë, i cili në vitin 1984,  kishte pësuar tragjikisht në një aksident trafiku në Maqedoni.

- Në dokumentin që më dhanë, si vend i lindjes, figurojnë fjalët: "Bujanovac, R. Kosova" (Bujanoci R. Kosovës), tregon dokumentin zyrtar Stevanoviq dhe shton “Kot jam acaruar, zyrtari maqedon më është përgjigjur se nuk e ka shkruar vetë, por është lejuar nga Komuna e Shkupit dhe ashtu figuron në sistemin kompjuterik, thuhet, mes tjerash, në shtypin serb të ditës së sotme.

Image
Gazeta serbe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat