Ministri i Brendshëm serb tregon kush mund ta detyrojë Kosovën ta tërheq taksën

Lajme

Ministri i Brendshëm serb tregon kush mund ta detyrojë Kosovën ta tërheq taksën

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se fuqitë e mëdha si SHBA dhe BE mund të shtyjnë Prishtinën të tërhiqet nga vendimi për taksën doganore.

Stefanoviq ka theksuar se pas mesazheve që erdhën nga Uashingtoni dhe Brukseli që vendimi i autoriteteve të Prishtinës duhet të tërhiqet, ai pret që të shoh hapa konkret dhe të mos mbesin vetëm në letër.

“Nëse SHBA dhe BE me të vërtet i bëjnë presion Prishtinës atëherë ky vendim mund të tërhiqet”, ka deklaruar Stefanoviq.

Tutje, ministri serb ka thënë se është shkel marrëveshja e CEFTA-së dhe ka pyetur BE-në se si ka lejuar të shkelet kjo marrëveshje.

Ai ka shtuar se vendimi i autoriteteve të Prishtinës është i dëmshëm për biznesin privat në Serbi si dhe për të huajt që zotërojnë fabrika në Serbi dhe vendosin mallra në Kosovë.

Ndërsa, sa i përket vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, Stefanoviq ka thënë se kjo do të jetë e vështirë pasi nuk ka dallime thelbësore mes politikanëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat