Reagon edhe Rusia për taksën e Kosovës ndaj Serbisë

Lajme

Reagon edhe Rusia për taksën e Kosovës ndaj Serbisë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Kremlin

Bashkimi Evropian duhet të ndikojë urgjentisht tek autoritetet e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka deklaruar ministria e jashtme ruse. Në komunikatë rikujton faktin se Kosova duke shkelur obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për tregti të lirë, ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“BE-ja si ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd, duhet të ndikojë tek autoritetet e Kosovës që sa më parë të hiqet ky vendim ilegal, i cili sjell përkeqësim të gjendjes në Ballkan”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme ruse.

Moska e përshkruan provokimin e Prishtinës si një shenjë tjetër e shtetësisë jolegjitime të Kosovës. “Dhjetë vende tashmë e kanë tërhequr vendimin e tyre për njohje të pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tutje.

“Ne kërkojmë për durim nga ana e Beogradit në zhvillimin e ngjarjeve dhe dëshirën për t’u ulur tensionet”, ka përfunduar kjo ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat