Vendimi i vonshëm 19 vjeçar i cili gjunjëzon Serbinë

Lajme

Vendimi i vonshëm 19 vjeçar i cili gjunjëzon Serbinë

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:52
Ilustrim

Kosova ka vendosur taksë prej 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës.

Këtë vendim e kanë mirëpritur të gjithë në Kosovë, por që konsiderohet i vonshëm 19 vjet.

Kështu thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti përmes një postimi në Facebook.

“RRITJA E TAKSES 100% PËR PRODUKTET E IMPORTUARA NGA SERBIA ËSHTË NJË VENDIM I DUHUR, POR 19 VITE I VONUAR!

Sanksionet janë mundësia më modeste në mënyrë ligjore, për të parandaluar politikat agresive të një shteti ndaj një shtetit tjeter.

Në këtë rast nga politikat agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Agresioni nacionalist ekspansiv serb gjatë shekullit të kaluar ndaj fqinjëve të saj, solli vdekje dhe shkatërrim.

Ky agresion serb ndaj shqiptarëve ende po vazhdon! Kjo duhet ndaluar me çdo kusht dhe saksionet janë një ndër mundësitë më modeste.

SERBISË I DUHET BËRË ME DIJE SE NËSE KJO VAZHDON ME VEPRIME AGRESIVE KUNDËR REPUBLIKËS TË KOSOVËS - NË VIJIM DO TË KETË SANKSIONE SHUMË HERË MË TË MËDHA”, shkruan Kurti transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat