Profesori universitar parasheh disa rreziqe për Kosovën pas taksës 100% ndaj Serbisë

Lajme

Profesori universitar parasheh disa rreziqe për Kosovën pas taksës 100% ndaj Serbisë

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Ilustrim

Profesori universitar, Armend Muja thotë se Serbia ka kohë që ka abuzuar me tregtinë e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes zhvlerësimit të dinarit dhe barrierave jo tarifore.

Sipas profesorit, dominimi i Serbisë ka ardhë pasi ajo ka parakushte më të mira në zhvillim sesa vendet e tjera, por edhe duke i ndihmuar nga BE-ja.

Ai thotë se fuqia serbe është 50% e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, kurse Kosova pohon se është dëmtuar më shumë nga BE-ja sesa nga Serbia, pasi tregu jonë vetëm 3%.

Ai tutje shprehet se, tregtia e lirë duhet me përfshi edhe lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore, ën të kundërtën Kosova nuk ka se pse të tregtoj me rajonin.

Ai parasheh edhe disa rreziqe për Kosovën pas taksës nga Serbia.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e profesorit Armend Muja:

Taksa 100% ndaj produkteve te Serbise - Serbia ka kohe qe ka abuzuar me tregtine e lire ne Ballkanin Perendimor. Shteti serb permes zhvleresimit te dinarit dhe barrierave jo-tarifore ka arritur qe efektivisht te dominoj ekonomine ne Ballkan. Ky dominim ka ardhur sepse Serbia ka parakkushte me te mira per zhvilllim se sa vendet tjera. Megjithate, ajo eshte ndihmuar se tepermi nga BE. Edhe politika e sa neutrale perendim/lindje ka ndihmuar. Fuqia e saj ekonomike e ka kthyer shtetin serb ne fuqi dominuese politike.Ekonomia serbe eshte 50% e krejt ekonomise se Ballkanit Perendimor. Megjithate, Kosova me shume eshte demtuar nga BE sesa nga Serbia. Tregu jone eshte vetem rreth 3% e eksporteve serbe. Eshte nje mesazh i forte dhe i duhur politik por nuk duhet rritur pritjet per ndonje dem ekonomik.

Termat e tregtise se lire ne mallera, aktuaisht jane te demshme per Kosoven. Tregtia e lire duhet te perfshij levizjen e lire te sherbimeve dhe fuqise punetore. Ne te kunderten Kosova ska cfare te tregtoj me rajonin. Kosova dhe konsumtatori i shtreses se te ardhurave te mesme dhe te uet eshte mbeshtetur ne produkte ushqimore serbe andaj duhet pritur nje shtrenjtim te produkteve ushqimore. Cmimi i mielllit dhe bukes do te ndikohet se tepermi. Ne rast se nuk ka ndonje plan/kordinim per te blere grure ne SHBA ne rrezikojme te zevendesojme grurin serb me ate rus. Nje ndikim negativ do te kete edhe ne ndertimtari - material ndertimor dhe pajisje elektrike. Keto te fundit eshtte me veshtire te zevendesohen. Gjithashtu, duht pritur inflacion edhe ne cmime tjera te konsumit (xham, perime, vaj, mish).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat