Vëllai i Hetem Ramadanit u arrestua për falsifikim, ka edhe një aktakuzë për kërcënim me vrasje

Lajme

Vëllai i Hetem Ramadanit u arrestua për falsifikim, ka edhe një aktakuzë për kërcënim me vrasje

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Agron Ramadani

(E plotësuar) - Shefi i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës, Agron Ramadani u arrestua sot nga Policia. Dyshohet se Agroni vëllai i mjekut alternativ Hetem Ramadanit, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe atë të fakultetit Pas raportimeve të medias këtë e ka konfirmuar edhe Prokurori i këtij rasti.

“Dyshohet se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së”, tha prokurori Rexhep Maqedonci.

Arrestimi ka ndodhur brenda objektit të BQK-së, para rreth një ore.

Ndërsa,Agron Ramadani është i ngarkuar edhe me një aktakuzë për kërcënim me vrasje. Aty thuhet se Ramadani veprën e kishte kryer në kohën kur në BQK mbante postin e drejtorit të Drejtoratit për Mbikqyrje të Kompanive të Sigurimeve dhe Pensioneve. Megjithatë asnjëherë nuk ishte suspenduar nga puna.

Arrestohet zyrtari i BQK-së, dyshohet se falsifikoi diplomën e shkollës së mesme

Është arrestuar një nga zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore të Kosovës, thotë një burim i besueshëm i medias. Ngjarja ka ndodhur para një ore, brenda objektit të BQK-së.

Dyshimet e para për arrestimin e këtij zyrtari (emër i njohur për redaksinë) thuhet të jetë falsifikimi i diplomës së shkollës së mesme.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, shumë shpejt detaje të raja nga ky rast...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat