Ambasadori rus – autoriteteve të Kosovës: Nuk duhet t`i mbivlerësoni forcat tuaja

Lajme

Ambasadori rus – autoriteteve të Kosovës: Nuk duhet t`i mbivlerësoni forcat tuaja

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin tha sot autoritetet në Prishtinë se nuk duhet t’i mbivlerësojnë forcat e tyre.

Duke komentuar në Twitter për vendimin e Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja, ai shkruan: “Historia e futjes së” sanksionit – taksave “të Prishtinës konfirmon fjalët e Napoleonit që ai përsëriti gjatë tërheqjes së tij nga Rusia në 1812 Nga e madhja në qesharaken  është vetëm një hap . Kuptimi i kësaj thënieje është: Nuk duhet të mbivlerësojmë forcën tonë”.

Ky reagim i diplomatit rus në Beograd erdhi në ditën kur u arrestuan katër persona në veri të Mitrovicës, tre nga të cilët si të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat