Çartet Vuçiqi: Nuk e jap Ujmanin, nuk e jap...

Lajme

Çartet Vuçiqi: Nuk e jap Ujmanin, nuk e jap...

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Aleksandër Vuçiq

Në një video të publikuar nga kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, shihet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i nervozuar para gazetarëve duke folur për Ujmanin.

Në këtë video, Vuçiqi dëgjohet duke thënë “nuk e jak Ujmanin, nuk e jap...”.

E për këtë, Kurti thotë se, Vuçiqi po i shpreh haptas ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe marrjen e Ujmanit.

Lexojeni më poshtë shkrimin e Faton Kurtit:

KJO ËSHTË FYTYRA E VËRTETË E NJË PRESIDENTITI RADIKAL DHE LUFTË NXITËS, SERB!

Në këtë video, mund ta dëgjoni live presidentin radikal Vuçiç, duke i shprehur haptazi ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe marrjen edhe të Ujmanit (Gazivodes)!

Kjo është një dëshmi dhe „doli maca nga thesi“, se si do të dukej një marrëveshje „paqësore“ e Vuçiç – Thaçi e mbështjellë me fjalën „marrëveshje reciproke“!

Deklarata e VUÇIÇIT në këtë video: „NUK E JAP UJMANIN (Gazivoden), E THEM HAPUR NUK E JAP“!

Serbia gjatë historisë së saj në dekada, ka dëshmuar se prodhon dhe mbështet politikat dhe politikanët radikalë dhe luftë-nxitës në raport me fqinjët e vet.

Politikanët serbë dhe populli serb, duhet ta kuptojnë njëherë dhe përgjithmonë se këto kohëra kanë kaluar që Serbia vran, dhunon, djeg dhe shkatërron fqinjët e saj dhe në fund paraqitet si „faktor paqendërtues“.

Si Kreu i Republikanëve të Kosovës, REK i them Vuçiçit, se ambiciet tuaja për ndarjen e territorit të Republikës të Kosovës, do të mbetet vetëm një ËNDËRR.

Dhe nëse gaboni dhe këtë mendoni ta realizoni me forcë, ju garantoj se do të digjeni shumë më tepër se në në vitin 1999 – Serbinë do ta shndërroni në një „Beogradski Pashalluk“.

Prof. Faton Kurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat