Çka thanë liderët pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit?

Lajme

Çka thanë liderët pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit?

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:13
Oliver Ivanoviq

U bënë 10 muaj nga vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Kur Ivanoviqi ishte vrarë liderët e Kosovës dhe Serbisë premtuan zbardhje të shpejtë të rasti.

Kryeministri Ramush Haradinaj pati kërkuar që ky rast të mos përdorej politikisht.

Vrasjen e dënoi edhe Aleksandar Vuciq ndërsa kërkoi që Serbia të përfshihej në hetime?

Zbardhje të shpejtë të vrasjes kërkoi edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi. Ky me kalimin e kohës deklaronte se hetimet po përparojnë ndërsa paralajmëronte rezultate interesante.

Ato qe paralajmëruan Vuçiq dhe Thaçi u panë të premten kur me urdhër të Gjykatës u arrestuan tre të dyshuar në veri të Mitrovicës.

Një tjetër që është nënkryetar i Listës Serbe Milan Radonciq nuk u gjet në lokacionin ku u kërkua.

Disa nga të arrestuarit ish-policë ishin ndaluar në shkurt por se pas procedurave ligjore u liruan.

Në korrik ata u rikthyen në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat