"Dikush duhet të jap llogari për mungesën e rrymës"

Lajme

"Dikush duhet të jap llogari për mungesën e rrymës"

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:01
KEDS

"Shumë qytetarë nga komuna e Prishtinë, Podujevës, Drenasit, Skënderajt, Shtimes e Gjakovës, më kanë shkruar këtyre ditëve si pasojë e shqetësimeve për mungesë të furnizimit me energji elektrike".

Kështu shkruan deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

Sipas saj, reduktimet janë shumë të ashpra dhe si pasojë ka qytete dhe fshatra që kanë mbetur pa energji elektrike me ditë të tëra, në këtë kohë kur temperaturat në vend kanë shënu rënie.

“Më së vështiri e kanë ata që kanë biznese e të cilët do të pësojnë nga kjo mungesë e energjisë.
Ky shqetësim është adresu sot edhe nga deputetët në Kuvendin e Kosovës dhe është kërku që të bëhet zgjidhje për të rikthyer furnizimin me energji elektrike. Dikush duhet të jap llogari për situatën e krijuar së fundi!”, shkruan ajo.

Shumë ankesa ka pasur ditëve të fundit për mungesë të rrymës. Qytetarët janë të frystruar, ndërkaq KEDS-i thotë se reduktimet janë të domosdoshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat