Arrestohen sulmuesit e Borko Stefanoviqit

Lajme

Arrestohen sulmuesit e Borko Stefanoviqit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:51
Arrestohen sulmuesit e Borko Stefanoviqit

Janë arrestuar dy të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të së Majtës Serbe, Borko Stefanoviq.

Policia serbe është në kërkim edhe të një personi tjetër që dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj tij.

Stefanoviq është rrahur rëndë gjatë një tubimi të mbajtur në Krushevc të Serbisë.

Mediumi serb N1 ka raportuar më herët se Stefanoviq ka pësuar lëndime në kokë ku është goditur nga sulmuesit si dhe ka dhëmbë të thyer dhe buzën e çarë.

Bokro Stefanviq vite më parë ka qenë drejtues i delegacionit të Serbisë për bisedimet me Kosovën në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat