Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, flet motra e Oliver Ivanovoqit

Lajme

Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, flet motra e Oliver Ivanovoqit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:11
Oliver Ivanoviq me motrën e tij

Mëngjesin e të premtes njësitet speciale të Policisë së Kosovës kishin organizuar një aksion në veri të Mitrovicës që lidhjet me hetimet dhe kapjet e të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Siç kanë raportuar mediat, sirena e alarmit që ishte ndezur përgjatë aksionit, kishte zgjuar të gjithë banorët atje të cilët nuk po e dinin se çfarë realisht po ndodhte.

E pas këtij aksioni, që rezultoi me 4 të arrestuar, tre prej të cilëve të dyshuar për vrasjen, ka reaguar motra e Oliver Ivanoviqit, Natasa Ivanoviq.

“Nëse ai do të ishte gjallë, në momentin e parë që do të dëgjonte sirenat e alarmit do të dilte në front përpara të gjithëve, sepse ai gjithmonë ka qenë përballë njerëzve”, ka shkruar ajo.

Si duket ky reagim i saj ka qenë një thumb për Milan Radocicin që ndryshe njihet si njeriu i nëntokës në veri të Mitrovicës, i cili gjithashtu po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Radoicici i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ishte larguar për në Beograd një ditë para aksionit të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat