Vulin: Serbia e njeh Kosovën, vetëm nëse shkatërrohet Vuçiqi

Lajme

Vulin: Serbia e njeh Kosovën, vetëm nëse shkatërrohet Vuçiqi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Aleksandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq

Vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe është një veprim që shkatërron Vuçiqin në rend të parë.

Kështu është shprehur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ai është shprehur se “mënyra e vetme që Serbia ta njohë Kosovën është nëse kryetari i Serbisë, Vuçiq, shkatërrohet dhe zëvendësohet me dikë më të urtë e më të dobët.

Sipas ministrit serb, Haradinaj me taksën në rend të parë e ka qëllim shkatërrimin e Vuçiqit si një parakusht i domosdoshëm për njohjen pavarësisë së Kosovës.

Vulin vuri në dukje se nëse Vuçiq e pranon Kosovën të pavarur, do të vuaj humbje dhe një forcë e madhe nuk do t’ia falë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat