Vuçiq demaskon Thaçin: Ideja për korrigjim të kufirit ishte e imja, kjo ide tashmë ka vdekur - Bota Sot
Vuçiq demaskon Thaçin: Ideja për korrigjim të kufirit ishte e imja, kjo ide tashmë ka vdekur

Lajme

Vuçiq demaskon Thaçin: Ideja për korrigjim të kufirit ishte e imja, kjo ide tashmë ka vdekur

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Thaçi dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar para mediave se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e tij, por siç është shprehur "kjo ide tashmë ka vdekur". Këtë deklaratë e dha mbrëmë në një konferencë për media.

Në konferencë ishte e pranishme edhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Dy krerët e Serbisë në paraqitjen e tyre para mediave folën për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Për të cilën dje serbët e Kosovës protestuan në disa lokacione.

Momenti kur Vuçiq flet për idenë e korrigjimit të kufijve:

Ndërkohë, tash e disa muaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, korrigjimin e kufijve e ka paraqitur si ide të tij. Ide kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga opozita dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat