Gani Geci: Ja tri vendimet e mëdha dhe të guximshme që e presin kryeministrin Haradinaj - Bota Sot
Gani Geci: Ja tri vendimet e mëdha dhe të guximshme që e presin kryeministrin Haradinaj

Lajme

Gani Geci: Ja tri vendimet e mëdha dhe të guximshme që e presin kryeministrin Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 13:49
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, thotë se pas vendimit për taksën 100% ndaj produkteve serbe të Qeverisë së Kosovës, kryeministrin Haradinaj e presin edhe tri vendime të mëdha.

E para sipas tij, është të shqyrtohet kontrata e KEDS-it.

E dyta me shqyrtu kontratën e aeroportit të Kosovës.

Dhe e treta, pasurinë e atyre që e kanë vjedhur dhe e kanë deponuar jashtë Kosovës, që ta kthen në Kosovë dhe tua konfiskoj.

Ja shkrimi i Gecit:

Kryeministrin e Republikës së Kosovës e presin edhe 3 vendime të guximshme dhe të mëdha.

1. Ta shqyrtoj kontratën me KEDS-in dhe t’ua kthej Kosovarëve shpresën për Energjinë Elektrike.

2. Ta shqyrtoj kontratën e aeroportit “Adem Jashari” dhe t’ua kthej Kosovës ndjesinë e të qenurit SHTET pa pasur frikë që aeroportin tonë e kontrollon një shtet tjetër.

3. Kosova si shtet juridik të gjithë Kosovarëve me shtetësi Kosovare dhe që kanë vjedhur Kosovën dhe pasurinë e kanë deponuar jashtë shtetit të Kosovës të kontrolloj prejardhjen e kësaj pasurie që ka dalë jashtë Kosovës dhe ta shqyrtoj mundësinë që të gjithë atë pasuri jashtë shtetit në bashkëpunim me shtetet ku është dërguar ajo pasuri t’ua bllokoj atë pasuri të paligjshme t’ua bllokoj kontot bankare dhe ta shesë atë pasuri të shtetasve Kosovarë dhe me ato para ta krijoj Fondin për Shëndetësi dhe një fond për Arsim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...