Haradinaj tregon versionin si do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit

Lajme

Haradinaj tregon versionin si do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.

I pyetur nga moderatori në një emision në Klan TV të Shqipërisë , se kush do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin, Haradinaj është lajmëruar vullnetarisht.

“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë.

Po ashtu më tej Haradinaj ka folur shkurt edhe për problemin mes tij dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka mospajtueshmëri me Thaçin vetëm në çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat