Ministri serb: Ushtria jonë e gatshme të ndërhyjë në Kosovë

Lajme

Ministri serb: Ushtria jonë e gatshme të ndërhyjë në Kosovë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:54
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë.

“Ushtria është gati për të përmbushur ndonjë urdhër të presidentit, Aleksandar Vuçiq, i cili është komandanti suprem i forcave të armatosura, për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë”, tha Vulin për televizionin publik serb RTS.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha parakushtet, dhe a do apo nuk do të ndërhyjmë, kjo është çështje e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vulin.

Vulin deklaroi kështu lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, e cila ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, dhe pas aksionit gjatë të cilit u arrestuan 4 të dyshuar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Image

Ministri serb i Mbrojtjes tha se shteti i Serbisë do të jetë në gjendje t’i ndihmojë serbët e Kosovës në rast se atyre u rrezikohet jeta, raporton RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat