S’lejohen lojtarët serbë të luajnë në Kosovë pa lejen e Ministrisë së Sportit

Lajme

S’lejohen lojtarët serbë të luajnë në Kosovë pa lejen e Ministrisë së Sportit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka konfirmuar për media se një ekip serb i volejbollit është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës për shkak se nuk kanë marrë leje nga Federata e Volejbollit të Kosovës për të zhvilluar një ndeshje. Tha se tash e tutje sportistët serbë nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje paraprakisht nga Federata.

“Organizimin e bëjnë vetëm federatat tona, këtë organizim duhet me bo vetëm Federata e Volejbollit të Kosovës. Rasti i parë që po ndalohen këta sportisë, pra nuk do të lejohen me hy me në shtet pa pëlqimin e federatave tona”, tha Kujtim Gashi.

Shtoi se Ministria e Kulturës është e interersuar që çdo aktivitet të organizohet vetëm sipas procedurave të shtetit dhe në menaxhim të federatave vendore.

“Ekipi serb po don me lujt me një klub serb, kështu nuk i lejojmë ky klub nuk është i regjistrum në federatat tona dhe nuk i lejojmë me hy”, sqaroi Ministri.

Ai tha se për këtë vendim është njoftuar Policia e Kosovës, Dogana dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Jemi të interesuar me pas organizim të garave vetëm prej federatave tona”, përfundoi Ministri.

Ndërkohë, mediat serbe raportuan se lojtarët e volejbollit të ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica, u ndalën në pikën kufitare të Jarinjës. Ata sot patën të luajnë ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.

Trajneri dhe lojtari i ekipit O.K. Kosovska,  Nikola Radomirovi?, tha për Radio Contact  Plus se rreth orës 12 lojtarët nga Loznica janë ndalur në pikën kufitare në Jarinjë dhe se ata nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat