Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiqin: Kjo është hipokrizi

Lajme

Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiqin: Kjo është hipokrizi

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:24
Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot në Pejë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë,  ka marrë jehonë edhe në mediat serbe.

Pas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet të diskutohen dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq, këtë takim e ka quajtur si hipokrizi pasi që sipas tij, përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq i nervozuar,.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkrahur këtë  vendim të qeverisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes publikimit të një fotografie me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku mbishkrimi i kësaj fotografi ishte “100%”.

E pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si provokim të ri dhe si vendim qesharak përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu dje, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka bërë të ditur se shumë shpejt në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë doganore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat