Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.
Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.
Hysri Peani dyshohet nga ana e prokurorisë, për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve.
Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.