“Provokim” i ri, mediat serbe ankohen për stemat në xhaketën e Ramës dhe Haradinajt

Lajme

“Provokim” i ri, mediat serbe ankohen për stemat në xhaketën e Ramës dhe Haradinajt

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Rama dhe Haradinaj

Mediat serbe tani kanë reaguar edhe ndaj stemave që kanë mbajtur ata në kostumet e tyre.

Mediat serbe vazhdojnë me reagime pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë.

Përveç deklaratave nga kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe tani kanë reaguar edhe ndaj stemave që kanë mbajtur ata në kostumet e tyre.

Bëhet fjalë për spinën e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut por mediat serbe kanë filluar me aludimet dhe me teoritë e historianëve të tyre se heroi ynë kombëtar ishte serb.

“Kryeministri i Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë, zhvilluan një takim mes dy qeverive në qytetin serb të Pejës dhe besojeni ose jo kishin vënë një spinë serbe. Për ata që nuk e dinë spina ishte simbol për vitin ndërkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, birin e Vojsavës dhe Jovanit që sipas historisë familja e tij i ka rrënjët nga Nemanji?i (dinastia më e fuqishme serbe në Mesjetë). Por mbetet ende e paqartë nëse Rama dhe Haradinaj e dinin që po mbanin një simbol serb apo edhe ky është një provokim ndaj serbëve,”-shkruajnë mediat serbe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat