Vuçiq akuzohet të jetë i përfshirë në rrahjen e liderit opozitarë serb

Lajme

Vuçiq akuzohet të jetë i përfshirë në rrahjen e liderit opozitarë serb

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 20:44
Aleksandar Vuçiq

Lideri serb, Borko Stefanovic, ditën e premte së bashku me dy aktivistë tjerë u rrahë nga tre persona ende të pa identifikuar.

Këtë rast e ka dënuar rëndë udhëheqësi i Aleancës Serbe Dragan Djilas, ku në një konferencë për media ka akuzuar presidentin serb Aleksander Vuçiq për dhunën e shkaktuar ndaj Stefanovicit.

Djilas solli me vete këmishën e përgjakur të Borko Stefanovicit.

“Shkalla e krimit në vend është e madhe. Këta tre persona (që kishin sulmuar Stefanovicin), nuk e bënë këtë spontanisht. “, u shprehë Dragan Djilas.

Ai po ashtu tha se autorët e rrahjes ishin të udhëzuar për ta bërë këtë.

Djilas tha se Vuçiq ka sjellë një atmosferë të tmerrshme në vend dhe duke keqpërdorur mediat.

“Është e vërtet që Vuçiq e ka dënuar sulmin e të premtes…por ai është fajtor për atë që thotë dhe për urrejtjen dhe agresionin që shpërndanë ndaj atyre që mendojnë ndryshe.”, përfundoi udhëheqësi i Aleancës Serbe.

Udhëheqësit opozitarë kanë akuzuar Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë që ishin të përfshirë në sulm por qeveria e Vuçiq ka hedhur poshtë këto akuza.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat