“Shpërthimi” i Ramës me “What the fuck”, Kryeministri: Për kë ishte mesazhi!

Lajme

“Shpërthimi” i Ramës me “What the fuck”, Kryeministri: Për kë ishte mesazhi!

Nga: Skënder Kapiti Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:32
Edi Rama

Kujt iu drejtua kryeministri Edi Rama me shprehjen, “What the Fuck” dhe çfarë fshihet pas saj?

Shefi i qeverisë së Tiranës ishte në Pejë dhe lëshoi disa deklarata, të cilat në një lidhje live nga Kosova, Rama theksoi se i ka thënë në një kontekst shumë preciz.

“Nuk mund ta përkthej në Shqip, është e thënë në një kontekst shumë preciz. Nëse fjalën e nxjerr nga konteksti, atëherë ajo ndryshon trajtë. Fjala në vetvete është thënë në një moment preciz. Mesazhi ishte në gjithë gjatësinë e mbledhjeve mes dy qeverive nga fillimi deri në fund. “, u shpreh kryeministri Rama ne "Open".

Më tej ai thekson se jemi në një situatë që Kosova s’mund të durojë më, e ajo ka “klithur” me ngritjen e taksave ndaj Serbisë.

“Sot jemi në një situatë që Kosova ka klithur. Vendosja me një tarifë 100% të mallrave që hyjnë në Kosovë E rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që nuk është një vendim me natyrë politike, apo në një luftë ekonomike. Por shfaq e pakënaqësive të disa marrëdhënieve me Serbinë që Kosova s’mund të pajtohet më”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat