Pacolli nga Vlora uron 28 Nëntorin: Qofshim gjithmonë bashkë

Kosova

Pacolli nga Vlora uron 28 Nëntorin: Qofshim gjithmonë bashkë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:41
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar 28 Nëntorin nga qyteti i Vlorës, ku do të nderohet me titullin akademik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës.

“28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, më suksese e qofshim gjithmonë bashkë”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat