Plaçkitet kisha në Novobërdë, nënkryetari i Komunës thotë se PK-ja është e paaftë

Kosova

Plaçkitet kisha në Novobërdë, nënkryetari i Komunës thotë se PK-ja është e paaftë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Ksha në Novobërdë

Kisha ortodokse në fshatin Kufcë e Epërme në Komunën e Novobërdës është plaçkitur, ndërsa kryesit e kësaj vepre nga arka kanë marrë paratë e lëna nga besimtarët.

“Për ne kjo është një goditje e madhe, sepse po na i plaçkitin edhe shenjtoret tona”, ka thënë Stanimir Nikoliqi për “RTV Puls”, i cili edhe e ka raportuar rastin në polici.

Raportohet se në fshatin fqinj Stanishor pak pas mesnate, është thyer stalla e një qytetari nga ku hajdutët kanë marrë lopën me një viç.

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Sinisha Dimiq, ka dënuar sulmet e fundit të kriminelëve në pronën serbe të kësaj komune.

“Ky është një akt i planifikuar i dhunës ndaj banorëve serbë në mënyrë që të dobësohen ekonomikisht. Është e qartë se Policia e Kosovës nuk ka mjete, njerëz, e as dijeni të mjaftueshme që t’u dalë në ballë kriminelëve”, tha ai.

Në muajin e fundit, është ky rasti i gjashtë i regjistruar i vjedhjeve në pronat serbe në rajonin e Novobërdës, ndërsa cak i hajdutëve kanë qenë shtëpitë, stallat e automjetet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat