Ish-presidenti kroat vishet me kostum popullor shqiptar

Lajme

Ish-presidenti kroat vishet me kostum popullor shqiptar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:34
Stjepan Mesiç

Në 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratën "Flamuri Kombëtar" ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç. Atmosfera e flamurit kuqezi duket se nuk ka ndikuar vetëm tek presidenti i vendit, por edhe tek vet Mesiç, i cili është shfaqur në një fotografi mjaft i buzëqeshur duke pozuar me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme. 

I njohur për mbështetjen që i ka dhënë shqiptarëve përgjatë vite në Ballkan, ish-presidenti kroat rikonfirmon me këtë foto dashurinë dhe vlerësimin që ai ka karshi historisë dhe kulturës së vendit tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat