Urimi i Mulla Idrizit për festën e Flamurit: Përkujtojmë me krenari ata që dhanë jetën për Shqipëri

Lajme

Urimi i Mulla Idrizit për festën e Flamurit: Përkujtojmë me krenari ata që dhanë jetën për Shqipëri

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:01
Mulla Idrizi

Imami i xhamisë qendrore në Podujevë, mulla Idrizi, ka bërë një urim të veçantë me rastin e ditës së Flamurit.

Ai thotë se festa e 28 Nëntori ngjallë ndjenjat e atdhedashurisë.

Në një urim dërguar gazetën “Bota sot”, mulla Idrizi, i cili gjendet për shërim në Turqi, thotë se i jemi mirënjohës Perëndisë që sot jem imë mirë se sa që ishim.

Ai përkujton me krenari të gjithë ata që dhanë jetën që Shqipëria dhe shqiptarët të jetojnë të lirë në vatrat e tyre.

Më poshtë është urimi i plotë:

28 Nëntori na i ngjallë ndjenjat e atdhedashurisë, duke kujtuar të kaluarën e shqiptarëve ndër shekuj, sakrificën e madhe për liri e mbrojtje të trojeve tona.

I jemi mirënjohës Perëndisë që sot jemi më mirë se që ishim dhe lutemi e i përkujtojmë me krenari të gjithë ata që dhanë jetën dhe mundin e tyre që Shqipëria dhe  shqiptarët të jetojnë të lirë e në vatrat e tyre.

Ne sot duhet të zotohemi para Zotit e flamurit, e atij gjaku të derdhur, që të jemi unik e të punojmë mirë e mbarë dhe amanetit e tyre ta qojmë në vend, përndryshe bie mallkimi mbi ata që bëjnë hile dhe sabotojnë këtë amanet.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Aminë.

Me respekt ju uroj gjithë juve festat e Nëntorit.

Më mungon shumë sot që fizikisht nuk po shijoja atmosferën e këtyre festave në vendlindje, në atdhe që e dua shumë.

28. Nëntor. 2018 Stamboll

Mulla Idrizi, imami i xhamisë së qendrës në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat