Vuçiq paralajmëron eskalim të dhunës pas rritjes së taksës

Lajme

Vuçiq paralajmëron eskalim të dhunës pas rritjes së taksës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:48
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në një takim shefin e BE-së në Serbim Sam Fabritzi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në një takim shefin e BE-së në Serbim Sam Fabritzi.

Edhe në këtë takim, Vuçiq ka folur për rritjen e taksës, ku ka përmendur edhe “eskalimin e dhunës”.

“Vuçiq ka shprehur pritjet se BE-ja do të kërkojë nga Prishtina tërheqjen e masës, të cila rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe rrezikun e përshkallëzimit të dhunës”, thuhet në njoftimin që e ka dërguar presidenca serbe.

Sipas njoftimit të lëshuar, Vuçiq ka theksuar se Serbia do të vazhdojë në mënyrë intensive ta përmbushë agjenden evropiane, me qëllim që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në anën tjetër Fabritzi ka thënë se është qëndrim edhe i përfaqësuese së lartë të BE-së që taksa duhet të hiqet, sepse kjo paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s dhe është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat