Blick: Ja kush janë 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha - Bota Sot
Blick: Ja kush janë 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Lajme

Blick: Ja kush janë 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Nuk është vetëm Nënë Tereza. Ka edhe 10 shqiptarë tjerë që kanë bërë gjëra të mëdha.Kështu e nis shkrimin suplimenti “Am Abend” e së përditshmes zvicerane “Blick”. Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiut rendit heroin Gjergj Kastrioti.

“Skënderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”, shkruan e përditshmja zvicerane. Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, ndërsa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare. Rita Ora vjen pas tyre.

Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj. Më pas Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier. E pesta radhitet Era Istrefi. Për të, gazeta shkruan se është gjeni në muzikë.

E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihana dhe Sia. Pas Erës, natyrisht në këtë listë nuk mungon as Bebe Rexha. Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15’të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani është i shtati në këtë radhitje. Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane.

Eliza Dushku renditet e 8’ta. I para fundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan gazeta. E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zvicerane i quan “futbollistët tanë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...