Për 9 muaj në Mal të Zi, 588 milionë euro investime të huaja

Lajme

Për 9 muaj në Mal të Zi, 588 milionë euro investime të huaja

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Hyrja totale e investimeve të huaja direkte në Malin e Zi në nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në 588.8 milionë euro, ndërsa 370.4 milionë euro rrodhën nga vendi në të njëjtën kohë, sipas të dhënave paraprake të Bankës Qendrore të këtij shteti.

Rrjedhja neto e investimeve të huaja direkte, diferenca midis hyrjes dhe rrjedhjes së tyre, arriti në 218.4 milionë euro në fund të shtatorit dhe ishte 29.9 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Hyrja e investimeve të huaja direkte në formën e investimeve kapitale arriti në 365.5 milionë euro, duke përbërë 62.1% të fluksit të përgjithshëm. Nga kjo, në pasuri të paluajtshme janë investuar 133.6 milionë euro dhe 231.9 milionë euro në ndërmarrje dhe banka.

Hyrja e investimeve të huaja direkte në formën e borxhit ndër-kompanisë arriti në 203.8 milionë euro dhe 19.6 milionë euro në bazë të tërheqjes së investimeve të rezidentëve nga jashtë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha në Parlamentin malazez se investimet e huaja direkte nga vendet anëtare të NATO-s në Malin e Zi në gjysmën e parë të vitit u rritën 118.8 për qind ose 273 milionë euro në terma nominalë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që është dyfish më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat