Macron nuk heq dorë nga vizita në Beograd, a po vjen për të ndihmuar Kosovën?

Lajme

Macron nuk heq dorë nga vizita në Beograd, a po vjen për të ndihmuar Kosovën?

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Emmanuel Macron

Mediat serbe shkruajnë se Presidenti francez, Emmanuel Macron do ta vizitoj Beogradin,  ku thuhet se po vjen për ta ndihmuar Kosovën.

‘Blic’ shkruan se Macron nuk heq dorë nga vizita në Serbi, ku pohohet se ai po vjen për ta ndihmuar Kosovën.

Sipas kësaj gazete, Macron do të qëndrojë në Beograd me 5 dhe 6 dhjetor.

Macron do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe gjatë ditës së parë të vizitës do të organizohet një mirëseardhje zyrtare. Pas takimit me Vuçiq, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, e ndjekur nga një darkë pritur nga Presidenti i Serbisë.

Dita e dytë më së shumti do t’i kushtohet viktimave të Luftës së Parë Botërore, thuhet në letër.

Macron thuhet se do të bisedojë me Vuçiqin edhe për korrigjimin e kufijve, për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat