Luftëtar sypatrembur, sot ndërtues vendi - Bota Sot
Luftëtar sypatrembur, sot ndërtues vendi

Lajme

Luftëtar sypatrembur, sot ndërtues vendi

Nga: Sami Fejza Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:41
Bekim Shyti

Ashlani është një fshat kodrinoro-malor rrëzë Bjeshkëve të Qyqavicës. Ndryshe njihet edhe si “Jataku i Azem Bejtë Galicës”. Banorët e tij njihen në Artakoll dhe më gjerë për trimëri, bujari, fisnikëri, njerëz punëtor e të zellshëm.

Nga familjet e shumta që ka ky fshat është edhe familja Shyti. Kjo është një familje e madhe, e nderuar dhe e respektuar në të gjitha anët. Nga anëtarët e saj kanë dalë mësues, mjekë, profesorë e profile tjera të ndryshme. Si familje njihen për orientimin e tyre të pathyeshëm rreth qështjes kombëtare. Këtë më së miri e dëshmon edhe pjesëmarrja e bijve të kësaj familje të madhe dhe athetare në luftën e fundit kundër okupatorit serb. Nga kjo familje ishin angazhuar më tepër se pesëdhjetë burra e djem trima që nuk u bëri syri vërr nga hordhitë barbare serbe. Shumica nga ta ishin në pozita udhëheqëse dhe asnjëherë nuk iu ndanë vijës së parë të frontit. Shpirti i tyre luftarak ishte frymëzuar nga gjeneratat e mëhershme nëpër luftërat kundër turqve dhe pushtuesve tjerë në trojet tona. Edhe vetë mbiemri i tyre shqip tregon për njerëz luftëtarë.” Shyt” do të thotë njeri që i mungon diqka.

Legjenda tregon se i pari i tyre, shekuj më parë, kishte vrarë harambashin dhe shoqëruesit e tij në hyrje të Vushtrrisë. Gjatë dyluftimit me shpata kishte humbur njërën dorë dhe prej asaj kohe kishin marrë mbiemrin Shyti, si shenjë identifikuese për shkak të humbjes së dorës (krahut) gjatë betejës.

Por ti kthehemi luftës së fundit. Ashlanasit ishin angazhuar i madh e i vogël gjatë luftës së fundit 1998/1999. Ata do i hapnin dyert e shtëpive të tyre për Prekazin me rastin e betejës së Jasharëve, jo vetëm pse kishin lidhje gjaku e miqësie me ta por se janë bujarë e mikpritës. Në tetor të vitit 1998 në Ashlan formohet “Njësia Speciale e ZOSH” dhe Komandant i saj caktohet ideatori i saj, luftëtari i rryer dhe Komandanti sypatrembur Bekim Shyti. Në këtë njësit do të rreshtoheshin djemë trima të përzgjedhur me kritere dhe kujdes të veqantë.

Në fillim numri i pjesëtarëve ishte rreth njëzet veta por për një kohë të shkurtër do të arrinte në dyzet veta. Ndër këta djemë do jetë edhe Xhavit Vesel Shyti, vëllai i Bekimit, i cili ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat do i bashkëngjitej njësisë dhe përherë do qëndronte në ballë të aksioneve. Me një shtat të shkurtër por prej një sportisti ai shumë shpejtë do ishte ndër pjesëtarët e dalluar të saj. Në aksione dhe beteja gjithmonë ishte vullnetarë. Armët i kishte praktikuar edhe më herët, ngase babai i tij Veseli nuk ishte asnjëherë pa armë.

Betejat në Shipol, Vaganicë, te Liqejtë, Pantinë, Ashlan, Galicë, Tërrnavë, Vojtesh, Vërrnicë, Koshtovë, e tj do ishin edhe një test dhe përvojë e mirë për të për t’u kalitur si luftëtar lirie. Në betejën e Gramshit në fund të Majit ’99 ai do plagosej në luftimet e ashpra që zhvilloheshin atë kohë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe fillimit të luftës në Iliridë ai do shkonte atje dhe do angazhohej për të dhënë kontributin e tij prej patrioti dhe luftëtari të pathyeshëm. Do marrë pjesë në aksione dhe luftime të shumta atje dhe me përfundimin e luftës do kthehej në familje për të vazhduar në ndërtimin e vendit. Xhaviti është një djalë i heshtur, mendjemprehtë, i buzëqeshur, bujarë, i afërt e i dashur por edhe shumë i ashpër kur e kërkon nevoja. 

Sigurisht, të gjitha këto veti i ka trashëguar nga familja. Ai kurrë nuk flet për veten e tij, sikur flet vet heshtja e tij për të! Është veteran dhe invalid i luftës. Por, deri më tani asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet publike veprimtaria, patriotike dhe kombëtare që dha për vendin tonë. Dhe pas shumë këtyre viteve, Xhavit Shyti bën jetë të pavarur, udhëheq kompaninë e sigurimit të pasurisë dhe personave dhe kurrë nuk i është bërë barrë shtetit por vetëm i ka dhënë shtetit. Respekt për këtë trim të lirisë dhe për të gjithë luftëtarët e vërtetë që sot punojnë me zell në ndërtimin e vendit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...