Këshilla si të mbroheni nga ajri i ndotur

Lajme

Këshilla si të mbroheni nga ajri i ndotur

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Përsëri vëmendja është kthyer te niveli i lartë i ndotjes së ajrit në qytetet e Kosovës, kryesisht në Prishtinë.

Është me rëndësi që gjatë kësaj kohe të dimë të mbrohemi nga ndotja e ajrit, dhe kështu sado pak të mos vuajmë pasojat e mëdha që vinë nga kjo cilësi e ajrit.

Më poshtë u sjellim disa këshilla që duhet t’i zbatoni:

Shmangni ecjen në këmbë ose me biçikletë në rrugët e mbingarkuar, ku niveli i ndotjes është i lartë

Shmangeni daljen jashtë në mesditë. Niveli i ndotjes në ajër është më i lartë në mesditë. Prandaj, planifikoni aktivitetet tuaja për në mëngjes ose për në mbrëmje, gjithashtu dilni jashtë vetëm për rastet obligative

Largohuni nga qyteti gjatë fundjavës, shkoni në mal ose fshat që mushkëritë tuaja të marrin ajër të pastër

Mos harroni se frymë duhet të merrni nëpërmjet hundës dhe jo përmes gojës, sepse kjo është shumë e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat