Sipas shtypit serb: Kosova merr Preshevën dhe një pjesë të Bujanocit

Lajme

Sipas shtypit serb: Kosova merr Preshevën dhe një pjesë të Bujanocit

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 2 dhjetor 2018 Në ora: 11:12
Boshko Obradoviç

Siç bënë të ditur portali “Bujanovaçke”,  negociatat e fshehta midis Beogradit dhe Prishtinës për përkufizimin e kufijve dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë në fazën përfundojnë, tha kryetari i Lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviç, për gazetarët nga Çaçaku i Serbisë.

"Përkufizimi i kufijve është dakorduar. Serbisë i mbetet Leposaviqi, kurse Kosovës i jepet Presheva, deri në një kilometër në afërsi të autostradës dhe plus një pjesë e Bujanocit. Vetëm akoma nuk është arritur marrëveshja rreth Kopaonikut dhe Gazivodës. Arsyeja e vetme për ardhjen e Makronit në Serbi është se korrigjimi i kufijve të përfundojë, ngase Franca mori përsipër  nga BE-ja për ta përfunduar atë", u shpreh Obradoviq, në një konferencë shtypi në Çaçak.

Obradovq, sipas deklaratës së publikuar në faqen e Lëvizjes “Dveri”, ka paralajmëruar publikun se autoritetet serbe janë aktualisht në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje me “separatistët” në Prishtinë dhe se kokat kryesore për këtë përkufizim kufijsh janë Vuçiq, Thaçi dhe Makron, anëtar i Parlamentit Europian Arno Danzhani, lobistë në mesin e diplomatëve francezë.

Ai, shtoi se Danzhani  është një mik i Thaçit, i cili e mbrojti atë nga Dick Marty me akuza për trafikim të organeve. Ai, gjithashtu, ka qenë një i dërguar special në vitin 2004 në misionin e Havier Solana, si dhe një faktor i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, si dhe Marrëveshjen e Rambujesë si një ekspert në Ministrinë e Mbrojtjes në 1999, thuhet në faqen zyrtare të Lëvizjes “Dveri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat