Odaloviq: Hahn të kërkojë nga Prishtina “t`i thërrasë mendjes”

Lajme

Odaloviq: Hahn të kërkojë nga Prishtina “t`i thërrasë mendjes”

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Veljko Odaloviq

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq pret që Komisioneri Evropian, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Prishtinë t`i dërgojë një kërkesë të qartë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që t`i “thërrasin mendjes” me qëllim që të mundësohet vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai për RTS, tha se beson që vizita e Hahn do të sillte rezultate dhe se situata do të vazhdonte në një drejtim pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat